Shkurt.ch

Zjarr i madh në qendër të Cyrihut, bllokohet trafiku rreth stacionit hekurudhor

Sipas policisë, kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në ndërtesë. Shkaku i zjarrit në ndërtesën 4 katëshe ende është i panjohur

Një zjarr i madh ka shpërthyer në natën në mes të të premtes dhe të shtunës në një ndërtesë në afërsi të drejtpërdrejtë me Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut. Policia bën të ditur se forcat e shpëtimit kanë qenë nga ora 02.30 të mobilizuara dhe në numër të madh për të shuar zjarrin.

Është bllokuar qarkullimi në arealin rreth stacionit, ku është ndërprerë lëvizja e tramvajëve dhe autobusëve, njofton srf.ch.

Sipas policisë, kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në ndërtesë, transmeton albinfo.ch. Zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Marco Cortesi thotë se disa nga mbetjet e shpërthimit janë hedhur deri në 200 metra largësi. Një polic ka pësuar traumë nga zhurma ndërsa deri tash nuk njoftohet për persona të lënduar.

Shkaku i zjarrit në ndërtesën 4 katëshe ende është i panjohur, thotë policia. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, godina është shkatërruar tërësisht nga zjarri dhe eksziston rreziku i rrëzimit të saj.