Bota
Zuckerberg pritet të dëshmojë përpara Senatit amerikan për kriptovalutën Libra
Ai tha se Libra nuk do të lëshohet në përdorim pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore
Shefi dhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, pritet të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve mbi planet e rrjetit social për të lëshuar në përdorim një kriptovalutë që do të përdoret në gjithë botën.
Në një deklaratë të Komisionit të Shërbimeve Financiare të kësaj Dhome thuhet e Zuckerberg do të jetë dëshmitari i vetëm në seancën dëgjimore mbi “kontrollin e Facebookut dhe ndikimin e tij në shërbimet financiare”, raporton Telegrafi.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kriptovaluta Libra po përballet me kritika të forta nga agjencitë rregullatore dhe ligjvënësit si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Evropë.
Në fillim të këtij viti shefi ekzekutiv i Libra Association, David Marcus, i cili po drejton përpjekjet për nxjerrjen e kriptovalutës, u doli në mbrojtje planeve për këtë qëllim gjatë seance prej më shumë se dy orësh në Komisionin Bankar të Senatit.
Ai tha se Libra nuk do të lëshohet në përdorim pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore.
Marcus dhe drejtuesit e tjerë të Facebookut pretendojnë se kriptovaluta e re mund të ndihmojë në uljen e kostove për transferimin e parave në gjithë botën, si dhe do të ndihmojë ata që nuk kanë qasje në sistemin bankar, përcjell Albinfo.ch.
Javën e kaluar, PayPal njoftoi se po heq dorë nga aleanca me kompanitë dhe organizatat që e reklamojnë këtë monedhë dhe ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e Facebookut për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën sikurse është planifikuar.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














