Kosova

Zveçan: Grafite të reja që lidhen me sulmin terrorist të Banjskës

Në qytetin e Zveçanit janë shfaqur grafite të reja nacionaliste.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se është parë shkrimi “24.09”, duke iu referuar sulmit në Banjskë. Për këtë s’është iniciuar rast.

“Janë grafite të vjetra, ndonjë shkrim i ri aty-këtu. Numri ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.

Në sulmin e grupeve serbe në Banjskë ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Edhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është ndër grafitet që shkruhej në veri të Kosovës.