Lajme
Zvicër: Partitë parashtrojnë synime joreale
Asnjëra nga partitë e mëdha nuk ka arritur t`i jetësojë synimet e prezantuara në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara
Në prag të zgjedhjeve nacionale që mbahen në tetor, mediet zvicerane bëjnë analizat dhe krahasimet në mes të synimeve të shpallura nga partitë dhe mundësive të realizimit të tyre. Në këtë kontekst, ato sjellin në kujtesë gjendjen para zgjedhjeve të vitit 2007 për të na dëshmuar dallimin në mes të premtimeve ose synimeve të partive dhe realizimit të tyre në praktikë.
Asnjëra nga partitë e përfaqësuara në Qeverinë Federale, nuk ka arritur t`i jetësojë synimet e prezantuara në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara, të vitit 2007, shkruan në portalin e sf1. Kështu, partia SVP-UDC kishte vënë për synim të shtonte numrin e zgjedhësve për 100 mijë të tjerë dhe kështu të mbërrinte kuotën 30%. Ajo nuk mundi ta realizonte këtë objektiv, ndonëse kishte shtuar përqindjen nga 26.7% sa kishte në vitin 2003 në 28.9% në vitin 2007.
Synim i Partisë Socialdemokrate (SP) ishte që të tejkalonte SVP-UDC-në dhe të bëhej partia më e fortë në vend. Por ajo nuk kishte pasur as përafërsisht sukses në realizimin e këtij synimi. Kishte ndodhur e kundërta: nga 23.3% sa kishte pasur në vitin 2003, SP-ja kishte rënë në 19.5% në vitin 2007.
Partia Liberale (FDP) për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2007 kishte planifikuar të fitonte edhe gjashtë vende në Parlamentin Nacional por, në vend të kësaj ajo i kishte humbur pesë vende deputetësh që i kishte pasur më parë.
CVP (Partia Demokristiane) i kishte vënë vetes për synim të shtonte numrin e vendeve në parlament si dhe të fitonte edhe vendin e dytë në Qeverinë Federale. Ajo ia kishte dalë që në Parlamentin Nacional të përfaqësohej me tre deputetë më tepër se në legjislacionin e mëparshëm, por, numri i përfaqësuesve të saj në qeveri, kishte mbetur ai që kishte qenë – një.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë














