Lajme
Zvicër: Vetëm 100 raste të reja të infektimeve me Covid 19
Ky numër është më i ulëti deri më tani dhe vërteton trendin e uljes që ka nisur prej javësh
Në Zvicër, në mes të hënës dhe të martës janë raportuar 100 infeksione të reja me koronavirus. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), tani ka gjithsej 29.264 infeksione të konfirmuara, shkruan srf.ch.
Ky numër është më i ulëti deri më tani dhe vërteton trendin e uljes që ka nisur prej javësh, shkruan albinfo.ch. Dje ishin 103 raste ndërsa ditëve të mëparshme snumri i infeksioneve të reja sillej nga 160 deri në rreth 200 sosh.
Të kujtojmë: Në kulmin e pandemisë, regjistroheshin më shumë se 1000 raste të reja infektimi në ditë.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid 19 sipas BAG është tani 1380, 27 më shumë sesa të hënën.
Shifrat bazohen në raportet që BAG ka pranuar të martën deri në orën 8 të mëngjesit. Prandaj, ato mund të devijojnë nga numrat e komunikuar nga kantonet.
Ndërkaq sipas corona-data.ch, numri i vdekjeve arrin në të paktën 1678 raste ose 14 më shumë se dje, përcjell albinfo.ch. Po ashtu një numër ndryshe e jep platforma worldometers.info.
Sipas saj, në Zvicër deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 1677 persona, ndërsa vetëm nga dje deri më sot, 12, transmeton albinfo.ch. Po kështu edhe kjo platformë jep një shifër prej 100 rastesh të reja të infektimit. Ndërsa numri i të shëruarve, sipas saj është ngritur në 22.200.
BAG tani rekomandon teste për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19. Fillimisht, testoheshin vetëm njerëzit me sëmundje ekzistuese, pacientët në spital, si dhe punonjësit e shëndetit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje













