Shkurt.ch

Zviceranët do të votonin Biden-in

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në Zvicër, ai do të fitonte me 63 %

Një sondazh i Gallup tregon nëse votuesit në Zvicër do të kishin fjalën e tyre në zgjedhjet e SHBA-së, kandidati demokrat, Joe Biden, do të fitonte me 63% të votave.

Sondazhi tregon se presidenti Donald Trump është politikani i dytë më jopopullor në vend – me udhëheqësin turk Rexhep Tajip Erdogan, në krye të kësaj liste.

Sondazhi, i kryer me gazetën Blick tregon zviceranët që besojnë se zgjedhja e Trump ka dëmtuar rëndë reputacionin e Shteteve të Bashkuara, 76% besojnë se ai ka qenë i keq për vendin, përcjell albinfo.ch.