Lajme
Zviceranët përdorin më pak Cash
Paraja e gatshme ka humbur tërheqjen e saj në mesin e popullatës zvicerane pasi pandemia e koronavirusit bëri që më shumë njerëz të paguanin me kartë bankare, aplikacion celular ose në internet, një studim i fundit ka zbuluar
Sondazhi nga faqja e internetit e shërbimeve financiare moneyland.ch zbuloi se për herë të parë, paraja nuk është më mënyra e preferuar e pagesës së njerëzve. “Moneyland.ch pret që paratë e gatshme do të vazhdojnë të humbasin për nga rëndësia”, tha CEO Benjamin Manz në një njoftim për shtyp.
Kur u pyetën për mënyrën e tyre të preferuar të pagesës, shumica e të anketuarve (73%) përmendën kartat e debitit, të ndjekura nga kartat e kreditit (71%). Cash erdhi vetëm në vendin e tretë, me 67% të të pyeturve thanë se nuk mund të bënin pa të. Kjo krahasohet me 78% në sondazhin e mëparshëm në vitin 2020, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi gjithashtu nënvizoi interesin për aplikacione pagese të tilla si Twint, me 43% të të anketuarve që thanë se nuk mund të bënin pa të, krahasuar me vetëm 26% në janar 2020. Konkurrentë të tillë si Apple Pay (7%), Google Pay (5%), Samsung Pay (4%) dhe pagesat Bitcoin (4%) mbeten shumë mbrapa.
Paraja e gatshme është gjithsesi mënyra e preferuar e pagesës në dyqane, ku 98% e të pyeturve paguajnë me para në dorë. Kjo pasohet nga pagesa me kartë debiti (91%) dhe kartë krediti (84%), ku 62% përdorin pagesa pa kontakt.
Sondazhi u krye në janar midis 1,500 banorëve në të gjithë Zvicrën gjermane dhe frëngjishtfolëse.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë













