Shkurt.ch
Zviceranët përmes një aksioni dorëzojnë armët dhe municionin
Në këtë aksion është mundësuar të dorëzohen po ashtu edhe armët e zjarrit të cilat sipas ligjit të ashpërsuar të armëmbajtjes nuk janë më legale
Disponimi i zviceranëve kundër armëmbajtjes, i treguar në referendumin e mbajtur javën e kaluar, ka filluar të dëshmohet edhe në praktikë.
Kështu, vetëm një javë pas votimit me shumicë dërmuese për ashpërsimin e rregullave të armëmbajtjes, duke iu përshtatur kështu legjislacionit të BE-së në këtë fushë, policia në kantonet: Lucern, Nidwalden dhe Obwalden ka organizuar sot mbledhjen e armëve nga qytetarët.
Në kuadër të këtij aksioni është arritur që në këto tri kantone të grumbullohen 670 armë zjarri, bën të ditur Policia e Kantonit të Lucernit, shkruan srf.ch. Nga ky numër, 540 armë janë dorëzuar vetëm në Kantonin e Lucernit.
Në këtë aksion është mundësuar të dorëzohen po ashtu edhe armët e zjarrit të cilat sipas ligjit të ashpërsuar të armëmbajtjes nuk janë më legale, transmeton albinfo.ch.
Përveç numrit të përmendur të armëve të zjarrit, gjatë aksionit në fjalë janë dorëzuar edhe municione, si tetë kilogramë materie eksplozive dhe rreth 200 kapsula shpërthyese.
Armët dhe materiali tjetër i grumbulluar do të shkatërrohen, bën të ditur policia më tutje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën