Lajme
Zvicra dëshiron përmirësim të marrëdhënieve me BE-në
Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Besoj se Zvicra duhet të afrohet më pranë bllokut evropian”, tha Cassis të dielën për gazetën SonntagsZeitung.
Për këtë ai kërkoi një paketë të re marrëveshjesh dypalëshe.
Cassis, i cili po mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, tha se Qeveria zvicerane po punon për bisedime të reja me BE-në.
“Në Këshillin Federal ne aktualisht jemi në proces të projektimit të kornizës për një paketë të mundshme apo për një agjendë bisedimesh”, tha ai.
Cassis tha se raport Zvicër – BE mund të thellohen përmes marrëveshjeve për energjinë dhe elektricitetin, si dhe në fushën e shëndetësisë, kërkimeve, medias dhe kulturës.
“Marrëdhëniet e paqëndrueshme nuk janë një zgjidhje afatgjatë, as për ne, as për BE-në”, theksoi Cassis.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës “Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e...
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona Një aksident i madh në Qafën e Berninës ka lënë të vdekur dy persona. Një 52-vjeçar...
-
Kriza energjetike, qytetarët e Zvicrës këshillohen të kenë qirinj dhe dru
-
Në Zvicër rritet shqetësimi për rënien e cilësisë në arsim
-
Rritet numri i ujqërve në Alpet zvicerane
-
Çfarë kërkonte fotoja e kampit nazist në faqen e komunës zvicerane