Lajme
Zvicra do të ekstradojë në SHBA kinezin e dyshuar për spiunazh
Shkencëtari në fjalë është arrestuar nga fundi i majit në Kantonin Baselland dhe që atëherë po mbahet në burg
Zvicra do të ekstradojë në SHBA një shkencëtar kinez, të dyshuar për spiunazh ekonomik. Zyra Federale e Drejtësisë ka konfirmuar se tashmë është marrë vendimi i shkallës së parë për një veprim të tillë. Por, kundër një vendimi të tillë ende mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën Federale Penale, shkruan srf.ch.
Shkencëtari në fjalë është arrestuar nga fundi i majit në Kantonin Baselland dhe që atëherë po mbahet në burg, transmeton albinfo.ch. SHBA akuzon atë se i ka dorëzuar në Kinë sekretet afariste të koncernit britanik GlaxoSmithKline.
Këto të dhëna i ka vjedhur motra e tij, një biokimiste e shquar. Ajo, vitin e kaluar është shpallur fajtore për spiunazh ekonomik nga një gjykatë e SHBA-së dhe ka pranuar fajësinë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













