Shkurt.ch
Zvicra do të ndalojë aksionin për shpërndarjen e Kuranit, “Lies”
Autori i mocionit përkatës, Wobmann thotë se përmes aksionit “Lies”, të rinjtë idoktrinohen dhe rekrutohen për pjesëmarrje në xhihad. Dhe kjo, sipas tij, shkon larg përtej lirisë fetare
Aksioni shumë i kontestuar i shpërndarjes gratis të librit të shenjtë islam, Kuranit rrugëve të qyteteve zvicerane, ka marrë një minus edhe nga Parlamenti. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka votuar sot me shumicë për ndalimin e organizatës “Lies” që shpërndan Kuranin, raporton sda.ch.
109 deputetë kanë votuar për ndalim dhe 64 kundër.
Ky votim është bërë mbi bazën e mocionit të deputetit nacional nga SVP, Walter Wobmann, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, organizata në fjalë ka lidhje me salafizmin.
Wobmann thotë se përmes aksionit “Lies”, të rinjtë idoktrinohen dhe rekrutohen për pjesëmarrje në xhihad. Dhe kjo, sipas tij, shkon larg përtej lirisë fetare.
Ditë më parë Qeveria e Zvicrës kishte hedhur poshtë ndalimin e organizatës së përmendur. Baza ligjore për një gjë të tillë është ende e pamjaftueshme, ka thënë ministri i mbrojtjes, Guy Parmellin, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, Këshilli Federal ka inkurajuar kantonet që kanë filluar të marrin masa kundër këtij aksioni.
Këtë mocion, sipas radhës, do ta shqyrtojë edhe Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












