Lajme
Zvicra do të shkëmbejë të dhënat e pasagjerëve ajror me vendet e BE-së
Këshilli Federal i Zvicrës miratoi të mërkurën një mandat negociues për një marrëveshje e cila në të ardhmen do të shkëmbejë të dhënat e pasagjerëve ajror me vendet e BE-së.
Një marrëveshje e tillë do të ndihmojë në përmirësimin e shkëmbimit të informacionit në bashkëpunimin policor, njofton Këshilli Federal në një deklaratë, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, ajo duhet të mbrojë Zvicrën si një vend biznesi dhe të sigurojë sigurinë e brendshme në zonën Shengen. Do të përdoren të dhënat që pasagjerët japin gjatë rezervimit: Emrat, detajet e kontaktit dhe itinerari.
Ky informacion është një mjet i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit ndërkufitar dhe krimit të organizuar, shkruan Këshilli Federal. Rreth 70 vende e kanë futur tashmë një sistem të tillë, duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch. Hapi tjetër do të jetë konsultimi me komitetet e politikës së jashtme të këshillave federale dhe të Konferencës së Qeverive Kantonale
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











