Lajme
Zvicra, e fundit në Indeksin Global të Skllavërisë 2023

Zvicra u rendit e fundit në Indeksin Global të Skllavërisë 2023, i cili bazohet në vlerësimet kombëtare të skllavërisë moderne për 160 vende, përcjell albinfo.ch
Kombi alpin kishte prevalencën më të ulët të skllavërisë moderne me rreth 0.5 skllevër modernë për 1000 banorë, sipas renditjes që u publikua të mërkurën nga fondacioni Walk Free me bazë në Australi që gjurmon vlerësimet kombëtare të skllavërisë moderne në të gjithë botën. Koreja e Veriut kishte prevalencën më të lartë të skllavërisë moderne, e ndjekur nga Eritrea, Mauritania, Arabia Saudite dhe Turqia, tregoi indeksi.
Pavarësisht performancës së saj të mirë, Zvicra vlerësohet të strehojë rreth 4,000 skllevër modernë bazuar në të dhënat e ekstrapoluara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Ajo u kritikua, së bashku me vendet e tjera të pasura, në raportin prej 172 faqesh të fondacionit për ndërmarrjen e veprimeve të kufizuara pavarësisht burimeve më të mëdha që dispononte për sa i përket PBB-së për njeri.
“Skllavëria moderne i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund t’i refuzojë ose t’i lërë për shkak të kërcënimeve, dhunës, detyrimit, mashtrimit ose abuzimit me pushtetin”, thotë fondacioni Walk Free.
Shembuj të skllavërisë moderne përfshijnë punën e detyruar, martesat e detyruara, skllavërinë e borxhit, shfrytëzimin seksual ose trafikimin e qenieve njerëzore, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira të “Operawire 2023” Mrigona Qerkezi – një nga dhjetë yjet e "Operawire 2023"...
-
Policia italiane shpërbën bandën e shqiptarëve
-
Eurona Jakupi, oficere për të rinjtë në lagjen Schramberg të Gjermanisë
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
Jeta në Zvicër
-
Shkollat e Zug duan të përdorin inteligjencën artificiale Inteligjenca artificiale (AI) do të përdoret në mësimet në klasa në qytetin e Zug. Shkollat e...
-
Laboratorët u paguanin mjekëve miliona për t’u dërguar më shumë pacientë
-
Hakimi i punonjësve të policisë së Bernës, shtatë të dyshuar
-
Dënohet me burg personi që plagosi një të ri nga Kosova në Lucern më 2017
-
Nga dhjetori, 31 trena do të qarkullojnë nëpër Gotthard çdo fundjavë