Lajme
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në shënjestër Bankën Qendrore të Sirisë, si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike dhe tranzicionin politik në vendin e goditur nga lufta civile, shkruan Reuters, transmeton albinfo.ch.
Vendimi, i bërë publik të premten nga Këshilli Federal, organi më i lartë ekzekutiv i Zvicrës vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në Siri, ku në dhjetor të vitit të kaluar u rrëzua nga pushteti ish-presidenti Bashar al-Assad.
“Qëllimi i këtij vendimi është të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor,” thuhet në një deklaratë zyrtare të qeverisë zvicerane.
Pas një lehtësimi të pjesshëm të sanksioneve në muajin mars, Zvicra ka vendosur tashmë të heqë kufizimet ndaj shërbimeve financiare, tregtisë së metaleve të çmuara dhe eksportit të mallrave luksoze drejt Sirisë. Për më tepër, 24 entitete, përfshirë edhe Bankën Qendrore të Sirisë, janë larguar nga lista e zezë.
Vendimi zviceran pason hapat e ngjashëm të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët gjatë muajit maj hoqën sanksionet ekonomike kryesore ndaj Sirisë, duke sinjalizuar mbështetjen për administratën e re të udhëhequr nga Ahme dal-Sharaa.
Megjithatë, Zvicra thekson se sanksionet ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me regjimin e kaluar të Assadit do të mbeten në fuqi, duke ruajtur presionin ndaj atyre që dyshohen për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut apo përfshirje në korrupsion, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














