Lajme
Zvicra i jep dritën e gjelbër lëvizjes së lirë me Kroacinë
Para se të hyjë në fuqi nga ana e qeverisë, zgjerimi duhet të shikohet se a është në përputhje me legjislacionin në fuqi sa i përket migracionit, në raport me Bashkimin Evropian
Pas qeverisë dhe Dhomës Nacionale, edhe Dhoma e Kantoneve (Senati) sot ka vendosur në favor të zgjerimit të lirisë së lëvizjes me Kroacinë.
Me 40 vota pro dhe vetëm 3 kundër, kjo dhomë ka vendosur që ky zgjerim të bëhet por me disa kushte. Para se të hyjë në fuqi nga ana e qeverisë, zgjerimi duhet të shikohet se a është në përputhje me legjislacionin në fuqi sa i përket migracionit, në raport me Bashkimin Evropian.
Siç dihet një gjë e tillë vihet në pikëpyetje si pasojë e ndryshimeve që i ka imponuar votimi në vitin 2014 i Iniciativës kundër Migracionit Masiv. Ajo iniciativë ka kushtëzuar që në kushtetutën e Zvicrës të hyjë qëndrimi i cili ndalon çdo marrëveshje ndërkombëtare që bjen ndesh me përmbajtjen e tekstit të votuar tüë iniciativës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












