Lajme
Zvicra mund të tërhiqet nga marrëveshja për F-35, por me kosto të larta dhe pasoja strategjike
Zvicra ka ende mundësi të tërhiqet nga kontrata për blerjen e 36 avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-të, por një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda financiare dhe do të ndikonte në sigurinë kombëtare. Kjo është konfirmuar nga vetë Këshilli Federal në një përgjigje zyrtare dhënë Parlamentit në mars të këtij viti, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas dokumentit zyrtar, Zvicra mund ta ndërpresë kontratën në çdo moment përpara dorëzimit të avionëve, i cili është planifikuar të ndodhë mes viteve 2027 dhe 2030. Ndonëse nuk është parashikuar një penalitet kontraktual formal, vendi do të duhet të mbulojë të gjitha kostot e deritanishme dhe ato të mundshme që do të lindnin pas tërheqjes.
Deri më tani, janë paguar rreth 700 milionë franga zvicerane, pak më pak se 12% e çmimit fiks të kontratës prej 6 miliardë frangash.
Qeveria federale po këmbëngul në mbrojtjen e çmimit fiks dhe është duke zhvilluar bisedime diplomatike për të zgjidhur dallimet me palën amerikane. Tërheqja nga marrëveshja përshkruhet si një “skenar më i keq” dhe një “opsion shumë i fundit”.
Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, theksoi se, përkundër mosmarrëveshjeve të fundit mbi koston, “nuk ka kthim prapa”. Ai paralajmëroi se pa avionë të rinj, Zvicra nuk do të mund të garantojë mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore pas vitit 2032, transmeton albinfo.ch.
Një dalje e mundshme nga marrëveshja do të detyronte rifillimin e një procesi të gjatë prokurimi dhe rishikimin e alternativave evropiane. Kjo jo vetëm që do të kërkonte vite, por edhe do të shkaktonte kosto shtesë dhe vonesa të konsiderueshme.
Në sfond, prodhuesit evropianë tashmë kanë filluar të lëvizin. Eurofighter ka konfirmuar interesin e vet për një ofertë të re, ndërsa Gjermania, Italia dhe Austria, të gjitha vende fqinje po mbështesin zgjidhjen evropiane. Saab Gripen suedez mund të rikthehet në tryezë, ndërsa Franca po lobon aktivisht për Rafale.
Presidentja Federale e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, do të takohet të martën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili pritet të paraqesë një ofertë për avionët Rafale.
Macron ka deklaruar se “kushdo që blen F-35 duhet t’i ofrohet Rafale”, duke kërkuar nga vendet evropiane të reduktojnë varësinë nga teknologjia ushtarake amerikane dhe të ndjekin një strategji më të pavarur të mbrojtjes. Kohët e fundit, ai bëri një promovim të pazakontë të Rafale edhe në rrjetin social X, duke e konsideruar avionin si simbol të autonomisë strategjike evropiane.
Ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në dorën e autoriteteve zvicerane, presioni ndërkombëtar sidomos nga vendet evropiane, po rritet, duke e vendosur Zvicrën në një udhëkryq të ndjeshëm mes interesave të sigurisë kombëtare, lidhjeve transatlantike dhe vizionit për një mbrojtje më të pavarur evropiane, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














