Lajme
Zvicra mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Qeveria zvicerane ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe mesazhet e mbështetjes ishin konkrete për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.
Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, tha sot se Zvicra do t’u përmbahet të gjitha sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve ruse dhe ato që synojnë Presidentin Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin dhe ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov.
Cassis tha se “të luash në duart e një agresori, nuk është neutrale”, transmeton tutje albinfo.ch.
“Shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të jenë në gjendje të mbështeten te Zvicra”, tha Cassis.
Individët dhe subjektet ruse në listën e zezë të Bashkimit Evropian nuk do të jenë në gjendje të përdorin bankat zvicerane për të anashkaluar sanksionet evropiane kundër Rusisë, tha dje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zvicrës (Finma).
Ndërmjetësuesve financiarë në Zvicër iu ndalua të hyjnë në marrëdhënie të reja biznesi me individët dhe kompanitë në listën e sanksioneve dhe duhet të raportojnë menjëherë marrëdhëniet ekzistuese të biznesit, thuhet në një deklaratë të Finma.
Sot, qeveria zvicerane shtoi në listën e saj vëzhguese 363 individë të rinj rusë dhe katër kompani që BE-ja i kishte vendosur në listën e sanksioneve.
Zvicra gjithashtu është zotuar të pranojë refugjatë ukrainas.
Ndërsa vendi nuk ndodhet në afërsi të menjëhershme gjeografike me Ukrainën, “ne nuk do t’i lëmë ukrainasit poshtë”, tha të premten ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tha se vendi mund të pranojë deri në 2,000 refugjatë ukrainas, “në varësi të evolucionit të konfliktit”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?










