Zhvillim
Zvicra, rol të rëndësishëm në progresin e Kosovës
Pas përfundimit të mandatit të Krystyna Marty-Lang, diplomati zviceran, Jean-Hubert Lebet (58), do të jetë ambasador i ri në Kosovë.
Ambasadorin e ri zviceran në Kosovë e priti në një takim kryeministri Isa Mustafa.
Mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se kryeministri Mustafa dhe ambasadori Lebet kanë biseduar për relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, për përkrahjen e madhe të Zvicrës për Kosovën si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
“Zvicra ka dhënë mbështetje shumëdimensionale për Kosovën, duke qenë edhe vendi ku jetojnë dhe punojnë një numër shumë i madh i diasporës sonë. Zvicra, me përkrahjen e saj të pakursyer ka pasur rol vendimtar në progresin që është arritur në Kosovë në dekadat e fundit, deri në ditët e sotme”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të Zvicrës.
Ambasadori Lebet, po ashtu, theksoi përkushtimin e Zvicrës për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.
Lebet është me origjinë nga Chaux-de-Fonds (NE) dhe deri tash ishte në mision në Bukuresht të Rumanisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












