Lajme
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
Popullsia e përhershme e Zvicrës ka arritur një nivel të ri rekord, duke kapur shifrën prej 9’048’900 banorësh në vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale për Statistikë. Kjo rritje ndodh pavarësisht rënies së ndjeshme në imigrim dhe në normën e lindshmërisë.
Sipas statistikave, norma e lindshmërisë në Zvicër ka rënë në një nivel historikisht të ulët – vetëm 1.28 fëmijë për çdo grua, ndërsa emigrimi është rritur me 1.3%. Ndërkohë, imigrimi ka shënuar një rënie prej 19.1%, krahasuar me vitin paraprak.
Rritja natyrore e popullsisë – diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve – ishte minimale, me vetëm 6’200 persona, një shifër kaq e ulët që nuk është parë që nga viti 1918. Megjithatë, jetëgjatësia mesatare vazhdon të rritet: gratë jetojnë mesatarisht deri në 86 vjeç, ndërsa burrat deri në 82.5 vjeç.
Gjatë vitit 2024, në Zvicër u shpërngulën 212’745 persona – një e pesta më pak se vitin e kaluar, me një ulje të ndjeshme të numrit të të huajve që vijnë në vend. Ndërkohë, 125’602 persona u larguan nga vendi, transmeton albinfo.ch.
Sipas llogaritjeve statistikore: 212’745 imigrime + 78’018 lindje – 125’602 emigrime – 71’801 vdekje = 93’360 persona shtesë.
Pas një rregullimi teknik, Zyra për Statistikë hoqi 6’713 persona nga statistikat, duke çuar në një rritje reale të popullsisë prej 86’647 personash, ose 1% më shumë se një vit më parë.
Ky trend tregon se, edhe në kushte të migrimit më të ulët dhe natalitetit në rënie, faktorë si jetëgjatësia dhe imigrimi neto vazhdojnë të luajnë një rol kyç në rritjen e popullsisë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen















