Koronavirusi: çast pas çasti

Zyrtare: Këto janë 15 shtetet që marrin dritën e gjelbër për udhtime drejt BE-së

Këshilli i BE-së ka rekomanduar zyrtarisht heqjen e kufizimeve të udhëtimit me15 vende, kur kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

Një burim diplomatik i BE-së, për Euronews ka konfirmuar se drafti i listës së 15 vendeve  që u raportuan të hënën ka vota të mjaftueshme për të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.6 milionë raste, nuk është në listën e vendeve të aprovuara.

Kina është në listë, por vetëm atëherë nëse qytetarët e BE-së lejohen të udhëtojnë atje, përcjell tutje albinfo.ch.

Lista e fundit e vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës nuk përfshin Brazilin, ShBA-në dhe Rusinë.

BE tha që lista ishte vendosur bazuar në numrin e rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit, tendencën e përgjithshme të rasteve të COVID-19 dhe trajtimin e qeverisë për të dalë nga kriza.

Të enjten, mediat raportuan se një listë prej 54 vendeve ishte diskutuar nga anëtarët e BE-së, por lista përfundimtare përmban 15 shtete.

Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë është si vijon:

Algjeria

Australia

Kanada

Gjeorgjia

Japonia

Mali i Zi

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Serbia

Koreja e Jugut

Tajlandë

Tunizi

Uruguai

“Banorët e Andorrës, Monakos, San Marino dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimin e kësaj rekomandimi”, tha Këshilli i BE-së në një deklaratë.

Burime diplomatike i thanë Euronews javën e kaluar se kishte mosmarrëveshje midis kombeve në lidhje me kriteret që do të përdorën për këtë vendim, pasi që me disa vende normat e rasteve me COVID nuk duken të besueshme. /albinfo.ch