Shqipëria

Zyrtare: Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022

Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022

Mbrëmë është bërë e ditur se Tirana është shpallur zyrtarisht si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

“Tirana është zyrtarisht fituese e çmimit European Youth Capital 2022! Super lajm për qytetin e veçanërisht për të rinjtë që do jenë motori i vitit europian të rinisë 2022”, shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa jep lajmin e mirë.

Po ashtu, Tirana ishte përzgjedhur si një nga pesë qytetet kandidate për t’u zgjedhur si Kryeqyteti Evropian për të rinjtë 2022. Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste ishte renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani), përcjell albinfo.ch.