Lajme

Zyrtarët ukrainas: Rusia sulmoi shkollën ku po strehoheshin 400 persona

Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se forcat ruse bombarduan të shtunën një shkollë ku ishin të strehuar 400 persona.

Në një përditësim në Telegram, thuhet se ndërtesa është shkatërruar dhe njerëzit janë nën rrënoja. Brenda shkollës kishte gra, fëmijë, dhe të moshuar, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Nuk ka ende informacione për viktima.