Lifestyle

12 mijë persona mbrëmjen e kaluar në SunnyHillFestival

Kërkesat për të blerë bileta në Festivalin Sunny Hill i cili u mbajt për herë të parë në Kosovë, ishin të mëdha. 12 mijë persona ishin vetëm mbrëmjen e kaluar ku performuan Dua Lipa, Asgjë sikur Dielli, Stanaj, Jericho e shumë të tjerë.

Festivali i cili po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe i cili ka mbledhur artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, Sunny Hill Festival mbrëmjen e kaluar kishte mbledhur 12 mijë persona.

Mbrëmja e parë ishte dedikuar më shumë për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Lipa arriti të dalë në skenë pak pas mesnatës ku argëtoi fansat e saj me këngët e saja.

Sipas faqes zyrtare të festivalit të pranishëm  në natën e parë të këtij festivali ishin 12 mijë persona.

Sunny Hill Festival do të vazhdoj edhe për dy netë me radhë.

Ky festival është organizuar nga babai i Dua Lipas.