Uncategorized

Bashkëlojtarët lavdërojnë Behramin: Ai është lideri ynë

“Ai është një nga udhëheqësit tanë. Nuk është e lehtë të ndalet Neymari”, ka thënë Manuel Akanji

Zvicra pas barazimit me Brazilin ka filluar stërvitjet për ndeshjen e radhës që do të jetë ndaj Serbisë të premten.

Por, paraqitja e Valon Behramit do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Pas trajnerit Vladimir Petkoviq, atë e kanë lavdëruar edhe bashkëlojtarët, shkruan ‘Blick’.

“Paraqitja e tij ndaj Brazilit ishte e përsosur. Ai ka bërë ndeshje të madhe”, ka thënë Haris Seferoviq, përcjell albinfo.ch.

Edhe Manuel Akanji flet për mesfushorin shqiptar. “Ai është një nga udhëheqësit tanë. Nuk është e lehtë të ndalet Neymari. Behrami e ka bërë disa herë. Shpresoj se do të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”, thotë Akanji.

Mesfushori nga Mitrovica është lavdëruar edhe nga mediat zvicerane.