Fun
Cila është kompania më e madhe ajrore në Evropë?
Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” nuk është më linja ajrore më e madhe e Evropës për nga numri i udhëtarëve, pavarësisht se vitin e kaluar u rrit numri i tyre me 1.8 për qind dhe arriti në pothuajse 110 milionë pasagjerë.
Kompania gjermane është e kënaqur me pozitën në treg, përkundër humbjes së vendit të parë në këtë kategori, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi një analizë mjaft pozitive në vitin 2017”, tha sot në Frankfurt Carsten Schpor, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Lufthansa”.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, linja ajrore irlandeze “Ryan Air” është bërë kompania më e madhe ajrore që ka transportuar 117 milionë pasagjerë, deri 15 për qind më shumë se gjatë vitit të kaluar.
Ndryshe nga “Lufthansa”, kompania irlandez ajrore me kosto të ulët, e cila ka norma shumë të ulëta të fluturimeve, të cilat mund të shkojnë deri në 10 euro për fluturim në një drejtim.
Në vendin e tretë të kompanive më të mëdha në bazë të numrit të udhëtarëve është “EasyJet”, e cila ka transportuar 74.5 milionë pasagjerë.
Lista e kompanive ajrore që kanë përfunduar me sukses vitin e fundit është dhe “Norwegian Air” me 29 milionë pasagjerë dhe “Wizz Air”, me 22.7 milionë pasagjerë, një rritje prej 19 për qind në krahasim me vitin 2015.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën