Shqipëria

Dëbohet nga Italia, arrestohet në Shqipëri

Një 41-vjeçar shqiptar i deportuar nga Italia është arrestuar sot në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Ai ishte i dënuar me 18 vjet burg mungese në Shqipëri, akuzohet për “Vjedhje me pasojë vdekje”, përcjell albinfo.ch.

Policia shqiptare ka theksuar se Kristian D, i cili mbante edhe një emër tjetër u deportua në Shqipëri nga autoritetet italiane, pasi ai kishte vuajtur dënimin në Itali me 17 vite burg për vrasjen e një italiani.

“Pas një pune profesionale hetimore prej 4 orësh, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht Agron Ll., 41-vjeçar, banues në Mamurras”, thekson policia.

“Ky shtetas, me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë-Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D., të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.