Të tjera
Debuton edhe skitarja shqiptare në Olimpiadën Dimërore në Korenë Jugore
Ditën e premte, Suela Mëhilli do të garojë në Sllallom, garë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 14 shkurt, por që u shty për shkak të erërave të forta
Suela Mëhilli e mbylli në vendin e 53-të garën e saj në Sllallomin e Madh në ski për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut, një rezultat ky më i mirë sesa ai i Soçit në vitin 2014, kur u rendit në vendin e 60.
Dy minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat ishte koha e përgjithshme e regjistruar nga skiatorja shqiptare në përfundim të dy raundeve të kësaj gare, përcjell albinfo.ch.
Në raundin e parë, Mëhilli e përshkoi pistën me 1 minutë, 24 sekonda e 67 të qindtat, duke u renditur në vendin e 60-të.
Në raundin e dytë, paraqitja e saj ishte edhe më e mirë, teksa ajo e uli me rreth 3 sekonda kohën e raundit të parë, në 1 minutë, 21 sekonda e 9 të dhjetat, për t’u renditur në vendin e 54-t.
Ditën e premte, Suela Mëhilli do të garojë në Sllallom, garë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 14 shkurt, por që u shty për shkak të erërave të forta.
Ndërkohë, skitari i Kosovës, Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”.
Skitari nga Kosova, zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij. Ai pati kohën 1:48.81 sekonda. Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot. Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal. Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit