Lifestyle

Jay-Z dhe  Beyonce shtojnë edhe 9 data të reja për turneun

Tani çifti më i fuqishëm i botës së show-biznesit shtoi edhe 9 data të reja për turneun kryesisht në Amerikën Veriore dhe Evropë.

Jay-Z dhe  Beyonce kanë shtuar më shumë data për turneun e tyre botëror On the Run II. Javën e shkuar është publikuar lajmi për turneun që dyshja do të mbajë, por tani çifti më i fuqishëm i botës së show-biznesit shtoi edhe 9 data të reja për turneun kryesisht në Amerikën Veriore dhe Evropë.

Çifti për herë të fundit ishte në turne në vitin 2014. Sidoqoftë, turneun e dytë i çiftit amerikan fillon në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff më 6 qershor.