Shkurt.ch

Një grua bie nga ballkoni dhe ndërron jetë

Natën në të martë, një grua ka rënë nga ballkoni në Trimbach. Pas një kohe të shkurtër, ajo ka ndërruar jetë në spital. Policia zvicerane ka hapur një hetim

Pas rënies nga ballkoni, një grua 31-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore natën në të martë, në Trimbach SO. 31-vjeçarja ka vdekur në spital, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Policia hapi një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta. Gruaja e plagosur rëndë ishte gjetur e shtrirë përtoke përpara një godine apartamentesh, ka njoftuar Policia Kantonale në Solothurn.
Policia u alarmua rreth orës 1.15 dhe shkoi menjëherë në vendgjarje. Ambulanca e dërgoi gruan në spital, ku pak më vonë ka ndërruar jetë.