Uncategorized

Notat e ‘Blick’ për Zvicrën në Botëror

Valon Behrami është notuar me 4, kurse Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili janë notuar me 3

Zvicra u eliminua nga Kampionati Botëror në 1/8 e finales nga Suedia, duke u mundur me rezultat 1:0.

E përditshmja zvicerane ‘Blick’ ka vlerësuar me nota futbollistët në këtë Botëror, përcjell albinfo.ch.

Notat janë nga 1 (minimumi) deri në 6 (maksimumi). Futbollisti më i mirë i këtij turneu është vlerësuar portieri Yann Sommer me 6, apo ka marrë i vetmi notën maksimale.

Ndërkohë, futbollistët shqiptarë nuk kanë marrë shumë nota të mira. Notën më të mirë e kishte Valon Behrami me 4. Ai shkëlqeu kundër Brazilit, por ishte pak i ngadalshëm ndaj Suedisë.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili janë notuar me 3. Të tre futbollistët shqiptarë shënuan nga një gol në këtë Botëror.

Notat

Yann Sommer: Nota 6

Stephan Lichtsteiner: Nota 4

Manuel Akanji: Nota 4

Fabian Schär: Nota 4

Johan Djourou: Nota 4

Ricardo Rodriguez: Nota 4

Valon Behrami: Nota 4

Granit Xhaka: Nota 3

Xherdan Shaqiri: Nota 3

Blerim Xhemaili: Nota 3

Steven Zuber: Nota 4

Haris Seferoviq: Nota 3

Mario Gavranoviq: Nota 4

Josip Drmiq: Nota 4

Breel Embolo: Nota 4

Denis Zakaria: Nota 3

Michael Lang: Nota 3