Bota

Shuhen tre alpinistë në Mont Blanc

Akoma nuk është bërë me dije mosha dhe nacionaliteti i tre alpinistëve. Specialistën e maleve kanë filluar tentativën për të sjellë kufomat.

Tre alpinistë kanë vdekur gjatë tentativës për të ngjitur majën më të lartë të Europës Mont Blanc, shkruan albinfo.ch. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia franceze për radion France Bleu Pays de Savoie.

Akoma nuk është bërë me dije mosha dhe nacionaliteti i tre alpinistëve. Specialistën e maleve kanë filluar tentativën për të sjellë kufomat.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 10.30 në masivin Dômes-de-Miage-Kuppeln në lartësi prej 3600 metra.