Bota

Sllovenia e shqetësuar me ushtrimet e policisë austriake në kufi

Sllovenia ka marrëveshje bilaterale me shtetet fqinje ku emigrantët ilegalë automatikisht kthehen mbrapsht nga kanë ardhur. Në 2018 plot 885 sosh janë dëbuar drejt Kroacisë dhe kjo e fundit i ka pranuar, tha në fund Shefic.

Sekretari shtetëror i ministrisë së brendshme sllovene, Bostjan Shefic, ka kritikuar ushtrimet e policisë austriake në kufi me vendin e tij, shkruan “Der Standard”, e cila e ka intervistuar atë.

Sipas Shefic, nuk ka nevojë për shqetësim dhe se vetëm 15 përqind e emigrantëve kanë arritur ta kalojnë ilegalisht kufirin. Numri i emigrantëve ilegalë gjithashtu është i vogël dhe kjo tregon se “Sllovenia është e gatshme dhe e ka kryer mirë detyrën e mbrojtjes së kufijve të BE”.