Maqedonia

Të dielën protestë për marrëveshjen Maqedoni- Greqi

Të dielën është paralajmëruar marsh protestë kundër marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kryetari i OBRM- PDUKM, Hristijan Mickoski, para mediave ka deklaruar se aid he grupi parlamentar u partisë së tij nuk do të përkrahin ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit.

Sipas Mickoskit, KE ka konkluduar se bëhet fjalë për zgjidhje që është plotësisht në kundërshtim me intersat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, që vetvetiu nënkupton kapitulim, shkruan Albinfo.ch.

“Nuk ekziston deri më tani marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar nga njëra palë, e nuk është ratifikuar njëkohësisht nga pala tjetër. Vetë kjo e sjell konstatimin e dytë, gjegjësisht, Maqedonia do të ndërmarrë detyrim me kusht të realizimit, ndërsa çfarë detyrimi mer Greqia për realizimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja. Kjo Qeveri merr obligim të votojë marrëveshje në Kuvend me shumicë të thjeshtë, ndërsa obligohet të bëjë ndryshime sistematike, ndryshime të Kushtetutës për të cilat duhen dy të tretat e votave në Kuvend” tha Mickoski.

Ai ka ftuar qytetarët që të marshojnë në shenjë proteste në Manastir.