Feja

UBISHZ: Urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër njofton besimtarët muslimanë se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e mërkurë, më 16.05.2018, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjen e së martës, më 15.05.2018.

Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ) uron të gjithë besimtarët muslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit.

“Duke e lutur All-llahun xh.sh. që netët dhe ditët e tij të jenë plotë gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë. Zoti ynë na e mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme, si dhe magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qoftë gjithmonë mbi ne, pra gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, por edhe përgjithmonë. Amin!, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i UBISHZ, Mehas Alija.