Bota
BE shtyn vendimin për BREXIT
Ambasadorët e BE-së pranuan të premten në parim të shtyjnë Brexit-in përtej datës 31 tetor 2019, por vendimi për datën finale do merret javën e ardhshme.
Kryeministri britanik Boris Johnson kërkon zgjedhje të reja të përgjithshme më 12 dhjetor nëse marrëveshja Brexit nuk ratifikohet brenda një kohe të shkurtër.Bashkimi Evropian ka pranuar t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së qeverisë britanike për shtyrjen e Brexit-it.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, deklaroi të premten se diplomatët e 27 vendeve anëtare do të dalin me një datë të saktë javën e ardhshme.Një ditë më parë kryeministri Boris Johnson hodhi idenë e zgjedhjeve të reja nëse Brexit vonohet. Në një letër drejtuar liderit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn ai tha se varianti i preferuar do të ishte shtyrja sa më e shkurtër e procesit të shkëputjes nga unioni.
“Nëse ky parlament nuk arrin ta ratifikojë marrëveshjen aktuale Brexit brenda datës 6 nëntor, problemi atëherë do të duhet të zgjidhet nga një parlament i ri. Zgjedhjet e reja më 12 dhjetor do na mundësonin një parlament dhe qeveri të re për Krishtlindje, dhe nëse unë fitoj, marrëveshja do ratifikohet, Brexit do realizohet në janar dhe vendi do të ecë përpara,” shkroi Johnson.Dhoma e deputetëve britanikë planifikohet të hënën të votojë nëse duhen mbajtur zgjedhjet e parakohshme.
Laburisti Korbin thotë se opozita e përkrah një proces të ri elektoral dhe e kërkon prej kohësh, por më parë qeveria duhet të përjashtojë skenarin e daljes pa konsensus nga BE-ja.Zyrtarët evropianë informojnë se Brexit mund të shtyhet deri më 31 janar 2020 nëse Britania e Madhe i drejtohet kutive të votimit.Ndërkohë, në rastin e zgjedhjeve të reja, sondazhet favorizojnë konservatorët aktualisht në pushtet, ndjekur nga opozita laburiste, liberaldemokratët dhe partia Brexit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











