Maqedonia

​Maqedoni Veriore: 135 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë humbur jetën 14 persona për shkak të COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 135 raste të reja të infektimit.

Me këto shifra, numri i viktimave arrin në 5.093, ndërsa i rasteve në 154.026.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 298 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.962.