Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Zgjedhjet në EU/Austri: Partia e ekstremit të djathtë FPÖ fiton për herë të parë zgjedhjet për Parlamentin Evropian Dalin rezultatet e zgjedhjeve të BE-së në Austri. Parashikimi i trendit nga ora 17:00 u ndryshua...
-
Breshëri dëmtoi rëndë aeroplanin e „Austria Airlines” para aterimit në Vjenë
-
Lorian Musa fiton medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të karatesë, në Luksemburg
-
Pianistja Lule Elezi me koncert recital për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
-
Reportazh nga Televizioni Zviceran RTS për kulturën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentohet kosovarja e alkoolizuar, lëndohet dhe i merret leja e drejtimit Pas konstatimit të alkoolit prej 1 promile në gjak, prokurori ka urdhëruar testimin e gjakut dhe...
-
Zvicër: Fitojnë nismat “e djathta”, humbin të majtat dhe kantonet “latine”
-
Zvicër: Me 73.7% refuzohet nisma “Për liri dhe integritet fizik”
-
Zviceranët miratojnë ligjin për të përshpejtuar zhvillimin e energjisë së rinovueshme
-
Liberalët duan uljen e taksave për shtëpitë pranë aeroportit