Maqedonia

13 viktima dhe 432 raste të reja me Covid në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.663 testime të realizuara, 432 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 448 pacientë të shëruar, ndërkaq 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.