Kosova

1,615,360 doza të vaksinës janë dhënë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 615 mijë e 360 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit të MSH-së, deri më sot 761 mijë e 595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Një person ka vdekur dhe tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.