Kosova
Kosovë: Procesi i verifikimit të kandidatëve që garojnë në zgjedhje
20 janari, data e fundit për verifikim të kandidatëve
IKD-ja në hulumtimin e saj thotë se 28 kandidatë për deputetë janë në telashe me certifikim, janë të dënuar në tre vjetët e fundit.
Premtuan se nuk do të fusin në lista kandidatë për deputetë që kanë aktakuza.
Por ky premtim i partive politike doli të jetë jo fort serioz.
Ani pse neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme përcakton qartë kriteret që duhet t’i përmbusin kandidatët që synojnë të bëhen deputetë, partitë po vazhdojnë të përfshijnë persona që po përballen me ligjin.
Këtë së paku e konfirmon hulumtimi që ka kryer Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Sipas hulumtimit të kryer nga ky ekip i monitoruesve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila garës i hyri së bashku me Vjosa Osmanin, ka më së shumti kandidatë me aktakuza aktive.
Prej kësaj partie janë 11 kandidatë për deputetë me aktakuzë aktive, 2 prej të cilëve janë të dënuar.
Po LVV nuk është partia e vetme që ka në listën e saj kandidatë me aktakuza aktive.
Në listën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë 8 kandidatë të tillë.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës i ka 6 kandidatë me aktakuza.
Nga Lista Serbe janë dy kandidatë për deputetë me aktakuza. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është vetëm një kandidat me aktakuzë.
Sidoqoftë, listat e kandidatëve do të dërgohen për verifikim në gjashtë institucione, në mënyrë që më pas të certifikohen.
“Me qëllim të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bashkëpunojë me disa institucione, të cilat kanë rolin e tyre gjatë zhvillimit të periudhës së aplikimit/certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Në këtë drejtim, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministri të Jashtme dhe Ministri të Mbrojtjes, për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në bazë të planit opercional të miratuar nga KQZ-ja, ne presim përgjigje për verifikim të kandidatëve nga institucionet që përmenda më lart deri më 20 janar, pasi në bazë të këtij plani është paraparë që listat me emrat e kandidatëve t’ua dërgojmë më 18 janar”.
E për ta kryer verifikimin, institucionet e përmendura kanë kohë vetëm dy ditë.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për T7 kanë treguar nëse u mjaftojnë vetëm dy ditë kohë për të verifikuar 1079 kandidatë për deputetë.
“Ne si KGjK tashmë e kemi një databazë në të cilën janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykime të formës së prerë. Të dhënat nga ky regjistër mund të verifikohen në një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë. Dy ditë, për të bërë këtë verifikim janë më se të mjaftueshme për ne si institucion. Procesi i verifikimit është fare i thjeshtë, meqë thjesht verifikohet nëse ndonjë kandidat i subjekteve politike ekziston në këtë databazë apo jo”.
Edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten Linja ajrore kombëtare do të nisë sërish fluturimet për në qytetin izraelit nga nesër, përcjell albinfo.ch....
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj