Integrimi
3 shqiptaro-zviceranë zgjidhen këshilltarë në Komunën e Ecublens VD
Naser Iseni, Murat Ademi dhe Arianda Zeka nga Partia Socialiste kanë siguruar për herë të parë nga një ulëse në Komunën Ecublens në zgjedhjet për asambletë komunale që u mbajtën të dielën në Kantoniun Vaud.
N. Iseni, me profesion mekanik, ka falënderuar votuesit, sidomos komunitetin shqiptar, që ishin më të mobilizuar për të dalë në votime.
Ai është i 14-ti në listë, me 826 vota.
Për Asamblenë Komunale të Ecublens me Partinë Socialiste (SP) është zgjedhur edhe Arianda Zeka (frizere dhe mësuese, me prejardhje nga Rahoveci), e cila ka fituar 846 vota dhe Murat Ademi (pronar i një restoranti, nga Ferizaj) nga e njëjta parti, i cili ka fituar 840 vota.
Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit.
Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jozyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Verifikim i ngadaltë i votuesve nga diaspora Vetëm 15 persona brenda një ndërrimi merren me verifikimin e votuesve nga diaspora në Qendrën e...
-
Remitencat nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës
-
Algoritmet-protokollet e mjekëve nga diaspora nisen për në Kosovë
-
Një yll Michelin dhe 17 pikë për restorantin e Agron Lleshit
-
Gërvalla: Mërgata ka për qëllim të shpëtojë Kosovën nga plaçkitësit
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Policia shpërndan tubimin e kundërshtarëve të masave të koronës Ndaj 60 vetave u bënë kallëzime penale, ka njoftuar policia e kantonit të Bernës përmes Twitterit,...
-
Kapet zvicerania me 226.000 franga dhe makinën e numërimit të parave në veturë
-
I shet qeverisë zvicerane 700 mijë maska false: Ndiqet kompania
-
Deri në verën e këtij viti, Zvicra do t’i vaksinojë të gjithë
-
Një yll Michelin dhe 17 pikë për restorantin e Agron Lleshit