Turizëm

30 të rinj në Dibër nisin punën si udhërrëfyes

30 të rinj nga Dibra, tashmë kanë nisur një punë të re që do t’i shërbejë turizmit, përcjell albinfo.ch.

Përmes një projekti të USAID-it, ata janë trajnuar dhe tashmë janë të gatshëm të punojnë si guida turistike apo udhërrëfyes.

“Kohët e fundit, përmes projektit të USAID-it “Dibër Trails & Traditions”, u trainuan si guida turistike 30 të rinj, të moshës 20-32 vjeç, të cilët tani punojnë ngushtë me Qendrën e Informacionit Turistik të Dibrës”, thuhet në njoftim.

Shumica e të rinjve të çertifikuar bashkëpunojnë me agjenci të ndryshme turistike duke shërbyer si guida për ngjitje në mal, të tjerë janë të angazhuar në bujtina, hostel dhe kamping, përcjell albinfo.ch.

“Vlen të përmendet se ky trainim ktheu në atdhe një ish-emigrant, i cili tani është i vetëpunësuar me sukses në sektor. Motivimi dhe angazhimi i të rinjve të Dibrës për të kontribuar në zhvillimin e turizmit, është frymëzues”, thuhet tutje në njoftim.