Lajme

USAID fton organizatat për të aplikuar për fonde

USAID Kosovo Compete Activity në Kosovë fton organizatat jofitimprurëse, fitimprurëse dhe joqeveritare t’i dorëzojnë Shprehjet e Interesit për të aplikuar për fonde për zbatimin e qasjeve inovative që përmirësojnë qëndrueshëm aftësinë konkurruese të sektorëve kryesorë të Kosovës të orientuar drejt eksportit: Përpunimi i Drurit, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Përpunimi i Ushqimit.

Financimi i propozimeve që përfshijnë angazhimin e diasporës mund të dalë jashtë suazave të sektorëve të lartpërmendur. Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, organizatat e përshtatshme mund të aplikojnë për fonde duke filluar nga €10,000 deri në €100,000.

Objektivi kryesor pesëvjeçar i USAID Kosovo Compete Activity është ta lehtësojë përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare përmes një qasje të qëndrueshme që i fuqizon kompanitë, organizatat dhe institucionet relevante që t’i tejkalojnë pengesat sistemore. Fushat kryesore të punës së USAID Kosovo Compete Activity përfshijnë: qasjen në treg; diversifikimin e produkteve të financimit; sofistikimin e biznesit; zhvillimin e shkathtësive dhe mbështetjen e mjedisit të biznesit.

Një Seancë Informimi për aplikuesit e interesuar do të mbahet të martën, më 20 prill 2021, nga ora 10:00-12:00, përmes këtij linku në Zoom.

USAID Kosovo Compete Activity financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe realizohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. (Cardno), si kontraktor kryesor, së bashku me Recura Financials dhe Canopy Lab, si nënkontraktorë.

Aplikimet janë të hapura nga data 8 prill 2021 deri më 31 dhjetor 2021. Inkurajohet aplikimi i hershëm.

Hyni në informatat shtesë dhe pakon e aplikimit këtu: (Nr. i DVP-së: APS-2021-01).


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI