Shqipëria

4 të vdekur dhe 406 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

MSH bën të ditur se prej 2 mijë e 506 testimeve të bëra, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 406 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq, në gjithë vendin janë 6551 pacientë aktivë me COVID-19./tch