Muzikë
“Hana jem” i hap Albi Hoxhës rrugën e suksesit
Kënga “Hana jem” është kënga me të cilën i riu me prejardhje nga Gjilani kërkon të ndjekë rrugën e idhujve të tij, Noyzit e Azetit
Garës së këngëtarëve të rinj për t’u futur me sukses në kupolën e artistëve të preferuar nga publiku, i është shtuar edhe një artist i ri, spoti i të cilit po shpërndahet në rrjetet sociale me këngën “Hana jem”.
Albi Hoxha ka lindur, është rritur dhe shkolluar në Zvicër, dhe ndonëse flet më mirë gjermanishten, muzika në gjuhën shqipe i jep më shumë kënaqësi. Kështu kënga e tij e parë vjen në shqip, si një përzierje mes zhanrit të muzikës rep dhe hip-pop. Ai ka filluar si fëmijë të merret me muzikë, duke marrë për disa vite edhe mësim privat në lëndën e muzikës.
Vokali i Albit shquhet sidomos në tone të larta, tregon babai i tij Selajdin Hoxha, i cili është kujdesur që fëmija i tij i vetëm të ketë një lidhje emocionale me vendin e prejardhjes, Gjilanin.
Babai i tij kujton djalin e tij të vetëm, Albin, si një fëmijë i pasionuar pas muzikës, që mbyllej në dhomën e tij dhe këndonte e luante me instrumentin e tij.
Vokali i jashtëzakonshëm i Albit
„Albi qysh i vogël ka kënduar dhe unë kam vërejtur që ka një vokal të jashtëzakonshëm. Shumë herë i kam kërkuar të fokusohet më tepër në vokalin e tij, por ai preferon momentalisht më tepër zhanrin e muzikës rep e hip-pop, megjithëse talentin e ka në vokal, në tenor” thotë babai i tij.
Me këngën e tij të parë: “Hana jem”, Albi ka dëshmuar talentin e tij edhe në zhanrin e muzikës rep, duke kaluar me sukses provën e parë. Kjo këngë është pritur mirë dhe Albi do të vijë para festave të fundvitit edhe me këngën e dytë, mirëpo kësaj radhe në gjermanisht. Kurse këngën e tretë do ta sjellë të kombinuar shqip e gjermanisht, duke ndjekur kështu gjurmët e idhujve të tij, Azet dhe Noizy.
„Këngën e tretë planifikoj ta sjelli miks, në gjuhën shqipe dhe gjermane“, zbulon Albi planet e zhvillimit të karrierës së tij muzikore.
Ëndrra e tij është muzika
„E kam dashur gjithmonë muzikën, e kam pasur si hobi, vazhdimisht kam qëndruar mbi Keyboard (sint) duke provuar e interpretuar këngë të ndryshme të muzikës rep e hip-pop“ tregon gjilanasi 21 vjeçar që është i lidhur ngushtë me vendlindjen e babai të tij.
„Saherë kemi dëgjuar muzikë në veturë apo në shtëpi, unë gjithnjë kam kënduar këngët duke ndjekur ritmin e radios dhe interpretuesit. Kështu talenti im për muzikën nuk ka kaluar pa u vërejtur nga rrethi familjar dhe shokët të cilët vazhdimisht më kërkonin të filloj të merrem muzikë. Ëndrra ime është të bëhem muzikant dhe për këtë po punoj shumë“, tregon me vendosmëri Albi Hoxha.
Ai është i vetëdijshëm që e pret një sfidë e vështirë në rrugëtimin e tij drejt majave të suksesit, por vokali i tij dhe sidomos kënga e dytë që do të lansohet deri në fund të nëntorit, do të tregojë aftësitë e tij vokale të mahnitshme.
Instagram: Albi Hoxha
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlbi Hoxha
- Prejardhja:Gjilani
- Vendi ku vepron:St.Galen/Zvicër
- Profesioni:Këngëtar
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale Dy drejtues mjetesh kanë postuar veten duke vozitur me shpejtësi të lartë në rrjetet sociale dhe...
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike
-
Mori 1000 franga para bankomatit, 75-vjeçarja detyrohet t’i kthejë
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord