Kosova
6 miliardë euro depozitohen nga kosovarët në banka
Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore, përcjell albinfo.ch.
Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin shkurt të 2024-ës, derisa theksohet se rritja është prej 12.3 milionë euro, ose 0.2 për qind, krahasuar me muajin paraprak.
“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, thuhet në raport, ka transmetuar Klan Kosova.
Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro, derisa norma mesatare e interesit ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%).
Ndërkaq, për muajin e njëjtë, vlera e kredive bruto ka qenë 4.95 miliardë.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?