Kosova
67 ankesa dorëzohen në PZAP
Afatin 24-orësh e kanë shfrytëzuar gati të gjitha partitë e koalicionet që garuan në zgjedhje
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit ka sjellë pakënaqësi te shumë subjekte politike, që për këtë proces janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Në një përgjigje për Gazetën Express nga ky institucion kanë deklaruar se deri më tani kanë pranuar 67 ankesa.
Edhe pak orë u ka mbetur që të ankohen të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë ndarë të pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Afatin 24-orësh e kanë shfrytëzuar gati të gjitha partitë e koalicionet që garuan në zgjedhje.
Mulë Desku nga PZAP-i ka bërë të ditur për Gazeten Express se deri tani janë dorëzuar 67 ankesa.
“67 ankesa janë dorëzuar. NISMA-AKR-PD ka dorëzuar një ankesë emër të partisë për votat e Serbisë, një në emër të Haxhi Shalës. LDK-ja 14 ankesa për kandidatë. PDK-ja 1 e ka dorëzuar, AAK-ja asnjë. Edhe Vetëvendosja ka dorëzuar ankesë”, ka bërë të ditur Desku.
Në rast se PZAP-i ua hedh poshtë ankesat, subjektet politike kanë të drejtë ankimi në Gjykatën Supreme, brenda 24 orëve.
PZAP-i ka afat 72 orë për të vendosur mbi ankesat e subjekteve. Nëse ankesa refuzohet si e pabazuar, subjektet mund të ankohen në Gjykatën Supreme, pas së cilës nëse nuk vendoset ndryshe, KQZ-ja mund të procedojë me certifikim të rezultateve. Instanca e fundit ndërkaq mbetet Gjykata Kushtetuese, përcjell Albinfo.ch.
Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në orën 10:00 të ditës së sotme.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut













