Lajme
78 ditë në këmbë, mirënjohje për NATO-n
Maxhun Smajli do të ecë 78 ditë nga Gjermania në Kosovë për të simbolizuar sulmet e NATO-s
Një shtetas kosovar u nis nga Gjermania për në Kosovë për të falënderuar NATO-n, 13 vjetë pas intervenimit ushtarak në Kosovë. Ai do të ecë 78 ditë sa kanë zgjatur edhe sulmet e NATO-s mbi caqet serbe.
Ecja në këmbë e Maxhun Smajlit ka nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 10 qershor në Kosovë, në ditën kur shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan në vatrat e tyre në Kosovë.
„Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999. Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës. Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, për shkak të mangësive të shumta që kisha në dokumentacion, këtë datë e kam shtyrë për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur edhe një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”, tha publicisti Maxhun Smajli.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Pastaj, nga këtu Smajli do të vazhdon rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe do ta përfundoj marshin.
Këtë marshim mërgimtari Smajli do ta përfundojë me 12 qershor 2012, në ditën e çlirimit të Kosovës.
“Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mërgimtar, Besim Prekazi nga Drenica”, ka thënë Smajli.
Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon për Maxhun Smajli edhe distancën e lëvizjeve që ka bërë për 13 muaj të luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra të më se dhjetë komunave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












