Lajme
Nikoliq i shqetësuar me “Kapitullin 35”
“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe”, ka thënë presidenti serb, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është shprehur i shqetësuar lidhur me negocimin e kapitullit 35 me Bashkimin Evropian që lidhur kryesisht me normalizimin e raporteve me Kosovën. Ai tha se këto bisedime janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në BE.
“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, që nuk janë qartas të shprehura, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë”, ka thënë Nikolliq në intervistën për të përditshmen beogradase, Politika.
Më tutje ai ka theksuar se “e kishte dëgjuar me kujdes ambasadorin gjerman, Alex Dittmann, dhe në pyetjen se a ka kërkesa të reja lidhur me kapitullin 35, ai është përgjigjur, ashtu siç janë mësuar të gjithë zyrtarët evropianë, se kapitulli 35 e mbyll marrëveshjen juridikisht obliguese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe se këtu nuk ka kurrfarë kërkesash të reja”.
Nikoliq, rrjedhimisht e ka shtruar pyetjen se “a lejon Bashkimi Evropian që ne dhe Prishtina vetë të merremi vesh” dhe është përgjigjur se “ne këtë kurrë nuk e dëshirojmë”, transmeton REL.
Presidenti i Serbisë, i cili disa herë ka thënë se në mes Kosovës dhe BE-së, Serbia do ta zgjedh Kosovë, tani ka kërkuar ndihmë edhe nga Akademia Serbe e Shkencave, por edhe nga Kisha Ortodokse Serbe. “…Pas hapjes së kapitullit për Kosovën, pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 "Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti pothuajse 800,000 udhëtarë nga Zvicra. Më shumë se Lisbona, Madridi ose Parisi"... -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti











