Lajme
Nga një pritë mafioze, vriten dy shqiptarë
Sipas burimeve, vetura xhip po ecte ngadalë, ndërsa persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr nga dy anët duke i lënë të vdekur dy qytetarë në Durrës
Nga një atentat i organizuar si në filma, janë vrarë mbrëmë në qytetin e bregdetar të Shqipërisë-Durrës, dy persona derisa po lëviznin në afërsi të portit. Sipas burimeve, vetura xhip po ecte ngadalë, ndërsa persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr nga dy anët duke i lënë të vdekur dy qytetarë.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se viktimat janë E.Kodra, 33 vjeç nga Durrësi dhe E.Caushaj, 25 vjeç nga Vlora. Të dy personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMW nga shëtitorja “Taulantia”, në afërsi të hyrjes së Portit, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatike.
Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur mbledhjen e provave dhe të dëshmive që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, raporton TCH.
Po ashtu, pika të shumta kontrolli janë ngritur në të gjitha akset kryesore të qytetit, ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet filmike të disa bizneseve që ndodhen përgjatë vendit ku ka ndodhur atentati. Durrësi kohën e fundit është konsideruar si qytet i qetë, edhe pse vite për parë ishin regjistruar disa vrasje për shkak të bizneseve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 "Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti pothuajse 800,000 udhëtarë nga Zvicra. Më shumë se Lisbona, Madridi ose Parisi"... -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti











